Qindra mijëra euro qytetarët e Maqedonisë dhe Luginës lënë në Kosovë, hiqni ato masa skandaloze!

Naser Pajaziti

Tejet katastrofale masat e Qeverisë së Kosovës me kushtet me tre vaksina apo dy vaksina + PCR test

Reklame

Këto masa ekstreme sidomos për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Luginës, që janë konsumatorë të rregullt të bizneseve të vogla, por edhe ato të mesme në Kosovë.

Nuk e kuptoj çka vendosin masa te tilla ‘vetvrasëse’ për buxhetin e shtetit të Kosovës dhe goditje për gjithë ato biznese.

A e di Qeveria e Kurtit se sa para ne lëmë fundjavave apo edhe ditëve tjera në Kosovë.

Pyesni sidomos bizneset në Gjilan, Ferizaj, Prishtinë e Fushë Kosovë…

Ne nuk vijmë nga Uganda, Zimbabve, masat deri tani i kemi respektuar njëlloj si gjilanasi, prishtinalia, kumanovari apo shkupjanalia.

Hiqni se i bëni dëm vetes juaj!