Qytetarët në Turqi krijojnë labirint për të kaluar borën

Turqia për ditë me radhë është ballafaquar me reshje të mëdha të borës, por edhe me vështirësi të qarkullimit në shumë zona, si pasojë e sasisë së madhe të borës, e cila ka shkuar deri në ca metra.

Në një video të publikuar, nga një media turke në rrjetin social Facebook, shihen dy gra të cilat e kanë një qenë dhe kanë vështirësi për të qarkulluar si pasojë e dëborës.

Reklame

Aty është hapur një tunel dhe gratë janë duke u munduar të dalin, njëra prej tyre shihet se është edhe me një thes nga materiali i llastikut, duke rrëshqitur kalon nga ajo zonë.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Ovacikut.