Rama: Me kosovarët jemi një gjak, pajtimi me serbët nuk ka kthim

Pajtimi i shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve do të marrë kohë. Në këtë process nevojitet vizion dhe lidership politik për të inkurajuar palët, theksoi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Ai ka theksuar se, procesi i pajtimit ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve është “një rrugë nga e cila nuk ka kthim. ”

Reklame

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, ai ka hedhur poshtë supozimet se mosnjohja e Kosovës nga Beogradi mund të ketë ndikim në integrimin evropian të Shqipërisë.

Ne jemi një popull, i njëjti gjak dhe flasim të njëjtën gjuhë, por jetojmë në dy vende. Pajtimi i kosovarëve dhe serbëve do të zgjasë. Por kush mund ta imagjinonte që gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë vetëm pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Nevojitet vizion dhe lidership politik për ta çuar përpara këtë proces. Por ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim, tha ai, raportojnë mediat shqiptare. (INA)