Kryeministri shqiptar Edi Rama e komentoi Marrëveshjen e arritur për eksport të grurit nga Ukraina në gjendje të luftës, me këtë rast duke e uruar presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Urime Turqisë dhe presidentit Erdogan për rolin e luajtur kyç dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme për arritjen e ‘iniciativës së Detit të Zi’ për eksport të grurit nga Ukraina. Kjo edhe një herë tregon se dialogu dhe diplomacia janë mjeti i vetëm për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve mes shteteve”, ka shkruar Rama në Tuiter.
Paraprakisht Bashkimi Evropian e përshëndeti Marrëveshjen për eksport të grurit ukrainas, që dje u nënshkrua në Stamboll, duke e vlerësuar si “hap kritik para”. BE-ja e përshëndeti edhe rolin e ndërmjetësuesit të Turqisë në këtë kontekst si mbështetje e rëndësishme për zbatimin e Marrëveshjes.
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për eksport të grurit ukrainas presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi se ajo do të “shpëtojë miliarda njerëz të cilët përballen me urinë” për shkak të bllokadës në portet ukrainase.
“Kjo Marrëveshje do të mund të jetë kthesë e cila do ta ringjallë shpresën për paqe”, theksoi Erdogani.










