Regjistrohen mbi 28 mijë raste të reja me covid në Gjermani

Në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar mbi 28 mijë raste të reja me koronavirus.

Instituti Robert Koch (RKI) njofton se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 28.037 raste me COVID-19, duke e rritur në këtë mënyrë në 4.534.452 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Më tej thuhet se si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 126 persona, duke e rritur numrin e vi ktimave nga virusi në 95.485.

Numri i rasteve të reja në 100 mijë persona në javë u përcaktua të jetë 132.

#