Futbollisti spanjoll Sergio Ramos pothuajse me siguri do të largohet nga skuadra e PSG-së në fund të sezonit, raportojnë mediat franceze.
Mbrojtësi me përvojë mbërriti në PSG verën e kaluar si lojtar i lirë nga Real Madridi, pas së cilës nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, mediat franceze bëjnë me dije se marrëveshja mund të ndërpritet një vit para skadimit.
LEXO EDHE:Seedorf përqafoi besimin Islam: Faleminderit Sofia ime që më tregove kuptimin e besimit
Arsyeja është fare thjeshtë. Numri i madh i dëmtimeve të Ramos për shkak të të cilave nuk mund të kthehet më në formën e mëparshme. Hera e fundit që spanjolli ishte në fushë ishte më 23 janar, gjë që tregon se karriera e tij te PSG nuk është ajo që pritej.
Lëndimet e shumta janë arsyeja pse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez refuzoi t’i ofrojë Ramos një kontratë të re dhe tani duket se vendimi i tij ishte i duhuri dhe se bëri një punë të shkëlqyer në vlerësimin se sa shumë mund të sjellë Ramos në të vërtetë ekipi.
Ramos ka lindur në Sevilje dhe pas largimit nga ky klub ka luajtur për 16 vite me Real Madridin, ku ka fituar statusin e legjendës dhe një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e klubit.
Ramos ka luajtur vetëm pesë ndeshje për PSG-në deri më tani, pra ka nisur vetëm dy si titullar, ndaj nuk është çudi që klubi vendosi ta falënderojë për bashkëpunimin.







