Gjigandi anglez Manchester United ka shënuar sot fitore në derbin kundër Tottenham Hotspur, kështu duke ia zbehur këtyre të fundit gjasat për një vend në Top 4.
Manchester United e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 3:2 skuadrën londineze Tottenham.
Fillimisht, ishte ylli portugez Cristiano Ronaldo ai i cili e zhbllokoi rezultatin me një super gol në minutën 12’, kurse rezultatin për Tottenham e barazoi sulmuesi Harry Kane në minutën e 35’ nga penalltia.
Epërsinë United në 2:1 e riktheu Ronaldo, i cili shënon golin e dytë personal në ndeshje, dhe të dytin për United në minutën e 38’.
Tottenham gjeti përsëri golin e barazimit në këtë përballje, kësaj radhe përmes mbrojtësit të United Harry Maguire, i cili shënon autogol në minutën e 72’ për 2:2.
Golin e fitores, të tretin për United dhe të tretin personal në ndeshje e shënoi sulmuesi portugez Ronaldo, i cili vulos rezultatin final në 3:2 në minutën e 81’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, United tani ngjitet në pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 50 pikë, krahas Tottenhamit që zë vendin e shtatë me gjithsej 45 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 3:2 në favor të United.








