Ky është Mexhit Idrizi. Ka punuar si shofer në Ndërmarrjen Qarkulluese në Shkup, ndërsa tani punon si bartës dokumentesh në ndërmarrje. Kur ka qenë shofer autobusi, ka përjetuar një aks*ident që e ka lënë me probleme në boshtin kurrizor dhe këmbën e djathtë. Thotë se ka dokumentacion mjekësor se në momentin që ka dh*imbje duhet të qëndrojë ulur e të pushojë derisa dhimbja t’i kalojë, por për këtë thotë se nuk e mirëkuptojnë shefat e tij.
“E kam të domosdoshme të pushoj se këmba më dhe*mb shumë. Në ato momente, do ta ceki edhe me emër e mbiemër Eshtref Isenin dhe Tasevski Nikollën kur më shohin se pushoj aty menjëherë i lëshojnë informatorët e vet dhe tregojnë se Mexhit Idrizi pushon dhe vijnë e më thonë përse pushon përse rri këtu. Për atë shkak se unë kam shtypje shumë të madhe nga Eshtrefi”, deklaroi Mexhit Idrizi, punonjës në NQP.
Këtë intervistë për TV21 Idrizi e dha në mëngjes. Disa orë më vonë pasi TV21 kontaktoi me Eshtref Isenin të cilin Idrizi e akuzoi për mobing, në ora 11.43 Mexhiti informoi se është thirrur nga udhëheqësi i sektorit, Ile Gjeorgjievski për takim në zyrë, kurse në zyrë ka qenë edhe Eshtref Iseni. Në ora 11:51 minuta, Idrizi njoftoi se në zyrë gjatë bisedës ishte rra*hur nga Eshtref Iseni për arsye se përse ishte ankuar në media për mobing, ndërsa me Ndihmën e Shpejtë është dërguar deri në Spitalin e Qytetit.
“Kur më thirri më tha përse ke dhënë deklaratë në TV21. 02.05-47 Eshtrefi tha gënjen ti, unë i thash nuk gënjej dhe nuk kam punë me ty, kam punë me drejtorin sepse ai më ka thirrë e jo ti. Në ato momente i thash, e dini ju drejtor se ky sa herë mua më pengon dhe më thotë majmun. Tha po, tha je majmun edhe u çua në këmbë dhe doli jashtë. I thash, jo unë jam por ti je majmun. Doli jashtë dhe hyri brenda, kur deshi të hyjë brenda nuk desha ta lë e mbajta derën me këmbë. Në ato momente ai e hapi derën me dhunë më kapi për palltoje, më ra grusht pas shpine dhe më ra në shqelm në këmbën e djathë dhe unë rash në tokë. Ai iku menjëherë nga vendi i punës”, tha Idrizi.