Lajmet e rreme janë bërë fenomen shqetësues në Kosovë. Këngëtari Sabri Fejzullahu ka reaguar ndaj disa shkrimeve të rreme të bëra publike në disa media jokredibile që janë bërë për të duke e shpallur të vdekur.
Sabriu ka reaguar për ndaj këtyre shkrimeve duke thënë: Jam gjallë, shëndosh e mirë!
Ai ka thënë se katër herë brenda tre muajve ka pasur shkrime për të se ka vdekur.
Adresimin për të treguar për këto dezinformata këngëtari e ka bërë përmes një video.
“Është hera e katërt që brenda tre muajve që po shkruhet në portale që kam vdekur, unë jam gjallë, jam shëndosh e mirë, punoj pa u ndal”, ka thënë këngëtari./21Media









