Solemnisht u shënua 3 marsi, Dita e Komunës së Tetovës

Sot solemnisht u shënua 3 marsi, Dita e Komunës së Tetovës.

Kryetari i Komunës Bilall Kasami me këtë rast ka theksuar se është i vetëdijshëm se si kryetar komune së bashku me ekipin janë para një sfide shumë serioze dhe të vështirë.
“Të nderuar qytetarë të Tetovës, sot është 3 Marsi – dita e komunës së Tetovës, ditë që shënon fillimin e epokës demokratike në Tetovë.

Reklame

Jam i vetëdijshëm se si kryetar komune së bashku me ekipin tim jemi para një sfide shumë serioze dhe të vështirë, por jam i bindur se ngadalë po hapim rrugën drejt suksesit, drejt një Tetove më të mirë për të gjithë ne!

Sot në seancën solemne, me rastin e ditës së komunës, ndamë mirënjohje personaliteteve të shquara nga sfera të ndryshme të shoqërisë, të cilët kontribuan në zhvillimin dhe afirmimin e qytetit të Tetovës. Të gjithë ata që me punën dhe mundin e tyre lënë gjurmë në Tetovën dhe zhvillimin e saj, gjithmonë do ta kenë mbështetjen time!ë, ka shkruar Kasami në facebook.