Sot në ora 09 e 05 minuta në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale në Tearcë të Tetovës, pa shenja jete është gjetur 70-vjeçari J.A. nga ky fshat.
Një ekip i Ambulancës së Tetovës, i cili ndërkohë ka mbërritur, kishte konfirmuar vdekjen pa shenja dhune.
Inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes për varim.








