Televizoni rus tregon mercenarët sirianë që Putini dëshiron të dërgojë në Ukrainë

Televizioni propagandues rus “TV Zvezda” ka publikuar video të mercenarëve sirian, të cilët sipas tyre janë të gatshëm t’i bashkëngjiten luftës në Ukrainë, pas deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin “që vullnetarët janë të mirëseardhur në luftën në Ukrainë”.

Po ashtu është shpërndarë video ku shihet se si mercenarë nga Republika e Afrikës Qendrore shprehin gatishmërinë për t’u bashkëngjitur agresionit rus në Ukrainë.

Reklame