Ukraina teston dronët turq kundër rebelëve pro rusë në Lindje (video)

Ukraina ka shpërndarë në mediat sociale aktivizimin për herë të parë në misione lu ftarake të dronit turk Bayraktar TB2, i përdorur për të shkatërruar artilerinë e separatistët pro-rusë në rajonin e Donbasit.

“Bayraktar TB2 u përdor për herë të parë për të detyruar separatistët të respektojnë ar mëpushimin”, thanë Forcat e ar matosura të Ukrainës në një deklaratë në Facebook të martën.

Deklarata sqaroi se një ushtar ukrainas u vr a dhe dy të tjerë u pl agosën nga të shtënat e artilerisë së prorusëve.

Turqia dorëzoi grupin e saj të parë të dronëve qeverisë ukrainase në korrik, gjë që hapi rrugën për bashkëpunim në industritë dypalëshe të mbrojtjes.

Turqia dhe SHBA, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e shohin aneksimin si të paligjshëm.

Sipas OKB-së, lu ftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në Donbas kanë lënë më shumë se 13,000 njerëz të vr arë që nga viti 2014.