Presidenca ka publikuar shpenzimet e presidentes Vjosa Osmani. Grafiket tregojnë për shpenzimet në të gjitha kategoritë, ku Osmani vetëm për bileta të udhëtimeve ka shpenzuar mbi 35 mijë euro.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha se racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë.
“Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate. Asnjë cent i shpenzuar dosido”, tha ai.
Sa i përket shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare, gjatë vitit të kaluar, Zyra e Presidentes ka shpenzuar 2,714 euro.
Te shpenzimet e karburanteve për vetura 5,165 euro, për akomodim jashtë vendit janë shpenzuar 26 mijë e 172 euro. Për bileta për udhëtime jashtë vendit 35 mijë e 863 euro.









