YouTube bllokon kanalet e Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën

Russia Today (RT) logo is seen on a smartphone in front of displayed Youtube logo in this illustration picture taken February 26, 2022. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration

YouTube ka bllokuar kanalet e mediave shtetërore Russia Today dhe Sputnik në të gjithë Europën përfshirë Britaninë e Madhe.

Në një deklaratë të postuar në Twitter, Google tha:

Reklame

“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, ne po bllokojmë kanalet e YouTube të lidhura me RT dhe Sputnik në të gjithë Europën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.

Ekipet tona do të vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës për të ndërmarrë veprime të shpejta”.