Sonte rreth orës 22:00 në rrugën kryesore në dalje të Sarajit zjarri ka kapluar një kabllo e shtyllës elektrike e cila ka ngjallur frikë tek kalimtarët dhe banorët e lagjes. Në videon që Derveni.info e ka siguruar nga banorët e lagjes, duket se flaka ka djegur dhe e ka rrëzuar kabllon në tokë nga ku janë rrezikuar edhe kalimtarët e shumtë në rrugën kryesore që lidh Sarajin me vendbanimet tjera të komunës.
Më poshtë mund të shihni videon nga vendi i ngjarjes:









