Ahmeti sot dhe nesër do të dëshmojë para Gjykatës Speciale në Kosovë

Advertisment

Kryetari i BDl-së, Ali Ahmeti sot dhe nesër pritet të dëshmojë dëshmojë para Gjykatës Speciale në Kosovë.

Ahmeti është thirrur nga kjo gjykatë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me lu ftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Reklame

Kreu i BDlsë konfirmoi se ka pranuar me kënaqësi kërkesën e prokurorëve që po hetojnë kr imet e kohës së lu ftës dhe paslu ftës nga lu ftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e lu ftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit ka thënë ai.

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka pranuar të japë informacione se përse Ahmeti është thirrur në Hagë.