Katër persona nga Shkupi janë privuar nga liria për shkak se kanë ofruar ryfshet në kohë zgjedhje, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Në vendin e quajtur Açevo, janë vërejtur persona të cilët kanë dhënë para në këmbim të votës. Janë arrestuar katër persona edhe atë: E.B (26), S.M (27), N.B (50) dhe J.M (35). Te ata janë gjetur 121.000 denarë dhe 250 euro”, thonë nga MPB-ja
Për ngjarjen po ashtu është njoftuar edhe prokurori publik dhe pas marrjes së urdhrave gjyqësore janë kontrolluar edhe shtëpitë e personave, ndërsa të arrestuarit janë mbajtur në polici për procedurë të mëtejshme.




