Asnjë universitet i Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në listën e ashtuquajtur të Shangajit që rangon një mijë universitetet më të njohura dhe më të mira botërore.
Në krye listës janë universitetet nga SHBA-ja dhe Britania, ndërsa në radhitjen nga 400 deri në 500 vende janë renditur universitetet nga Lubjana, Beogradi dhe Zagrebi.
I pari në listën e Shangait është Universiteti i Harvardit, ndërsa në listën prej 100 universiteteve më të mira, 39 janë nga SHBA-të. 15 vendet e para në listë i mbajnë universitetet amerikane, përpos Kembrixhit britanik që radhitet i katërti dhe Universiteti i Oksfordit në vendin e 7-të.
Kina ka nëntë universitete të renditura në top 100, Gjermania ka katër, dhe në mesin e 100 më të mirëve janë edhe universitete nga Franca, Suedia, Danimarka, Zvicra, Izraeli, Japonia, Australia, Kanadaja,etj.
Nga vendet e rajonit në renditjen e universiteteve ndërmjet 301 dhe 400 është Universiteti i Athinës, Universiteti i Beogradit, Universiteti i Zagrebit dhe dhe ai i Lubjanës janë nga vendi 401 në 500, dhe me një renditje ndërmjet 901 dhe 1000 vendi është Universiteti i Novi Sadit. Në këtë listë përpos Maqedonisë nuk ka universitete as nga Mali i Zi dhe vende tjera. LISTA E PLOTE







