Këtë sezonë zgjidhet çështja e parkingut për vizitorët e Ski-Qendrës “Kodra e Diellit” ❗️
Përveç parkingut të madh përball stacionit policor (Parkingu 🅿️1️⃣), këtë sezon vihen në përdorim të plotë edhe dy parkingje të reja ekzistuese❗️
Parkingu 🅿️2️⃣ i cilin ndodhet poshtë hotel Sllavija dhe Parkingu 🅿️3️⃣ që ndodhet përball hotel Scardus❗️
Të njejtat janë sinjalizuar me shenja adekuate dhe do të mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme nga shërbimet e Ski-Qendrës.
U bëjmë apel qytetarëve që t’i shfrytëzojnë këto vendparkingje në mënyrë që kaosi i trafikut i krijuar për vite me radhë, sidomos gjatë sezonit dimëror, të marrë fund.








