Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell sot pritet të nis vizitën e tij zyrtare në Maqedoni. Ai sot do te del para mediave ne takim me zyrtaret larte shtetëror.
Borell sot do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e partive opozitare.
Borell më pas do të udhëtojë në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi.
Ndryshe, Borell kishte arritur dje në Aeroportin e Shkupit, ku u prit nga zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe euroambasadori Dejvid Gir.








