Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë dje (10-maj) rreth orës 17:30, në rrugën “Iliria” në Tetovë,
kanë privuar nga liria personat A.R. (27) dhe A.E. (24), të dy nga Dobroshti i Tetovës,
të cilët nuk kishin patur dokumente identifikimi, dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresat sipas nenit 9 të Ligjit për letërnjoftime.
Kështu thuhet në buletinin e sotëm të Policisë për të gjitha veprat e regjistruara në ditën e fundit në Tetovë dhe Gostivar.