Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga bora pasi temperatura ranë nën zero.
Një gjë e tillë nuk ndodh shpesh pasi temperatura maksimale në Sahara është rreth 58 gradë celsius, transmeton lajmi.net.
Më saktësisht, është vetëm hera e pestë që shkretëtira e Saharasë mbulohet me borë, në të kaluarën kjo gjë kishte ndodhur në vitet 1979, 2016, 2018 dhe 2022.
Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe ka pasur disa herë ndryshime të temperaturës dhe lagështirës në qindra mijëra vitet e fundit.









