Institucioni më i ri i arsimit joformal, FOSTER ACADEMY synon të jetë qendër referente në të ofruarit e kurseve të ndryshme, programeve motivacionale, programeve psiko-zhvillimore e socializuese dhe trajnimeve të ndryshme zhvillimore.
Edukimi, inovacioni dhe zhvillimi i personalitetit janë shtyllat kryesore në të cilat ngrit fushëveprimin FOSTER ACADEMY.
FOSTER ACADEMY gjindet në qendër të qytetit të Tetovës. Me ambiente tejet moderne. Fleksibiliteti, enterieri tejet bashkëkohor dhe adaptabiliteti për të gjitha moshat janë karakteristikë e 6 hapësirave që disponon në katin e parë dhe të dytë të ndërtesës në të cilën gjindet në afësi të shkollës “Liria”. Teknologjia që do të përdoret është e fjalës së fundit, ndërkaq menaxhimi institucional dhe akademik do të realizohet nga personalitete me mjaft përvojë nga sfera në fjalë.
Mundësi regjistrimi, në:
- programet përgatitore për parashkollorë
- programet socializuese për filloristë të ciklit të ulët
- programe zhvillimore për filloristë të ciklit të lartë
- programet edukative të uikendit
- programet e ndryshme të gjuhëve të huaja
- programe individuale / intensive
Informacione: 075 208 208
#FOSTER
#FOSTERacademy








