Grubi: Drejtori Avziu padyshim se do të ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi sot ka takuar drejtorin gjeneral të ELEM Tours, z. Adem Avziu. Pas këtij takimi, Grubi ka shkruar:

Në takimin e sotëm me drejtorin gjeneral të ELEM Tours, z. Adem Avziu diskutuam mbi potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik të qendrës sonë sportive - rekreative Kodra e Diellit dhe projektet që deri tani i kemi implementuar për përmirësimin infrastrukturor të saj.

Reklame

Përgëzova drejtorin Avziu për punën e palodhshme që bashkë me ekipin e tij po e bën për shfrytëzimin e papenguar të kapaciteteve të saj turistike dhe sportive, si dhe për përkujdesin e përditshëm për nevojat dhe sigurinë e të gjithë vizitorëve.

Në drejtim të avancimit të punës për ngritjen e mëtejshme të atraktivitetit turistik të Kodrës së Diellit, drejtori Avziu padyshim se do të ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë.