Arianit Xhaferi që është pjesë e këshillit organizativ për protestat kundër shtrejtimit të rrymës elektrike mbrëmë ka komentuar vënien e zjarrit dy automjeteve të EVN-së informon portali “tetova1”.
Nëpërmjet një postimi në facebook Xhaferi apelon tek qytetarët që të përmbahen nga aktet e dhunës.
“Kushdo që i ka vënë zjarrin automjeteve të kompanisë EVN nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve që i kemi paraqitur në protestë… Kemi dhënë afat 10 ditë pune, dhe s’është e kulturës e traditës tonë t’i shkelim fjalët. Kemi paralajmëruar se këto mund të ndodhin dhe s’jemi përfillur nga ata (autoritetet).
I bëj thirrje qytetarëve të përmbahen nga aktet e dhunës, dhe pasditen e të premtes, masovikisht të na bashkohen në marshin protestues…
Me maturi, me mençuri, me arsye… T’i japim shans paqes”, shkruan Xhaferi./tetova1/