Kryetari i Tetovës, njëherit edhe kryetari i Besës në deklaratën e dhënë para mediave nga qendra e Tetovës ka thënë se qytetarët pavarësishtë përkatësisë tyre politike kanë votuar për të vazhduar ndryshimi i Tetovës, qytet ku rinia do të ndalet dhe do të gjejë përspektivën e vet.
Kasami ka faleminderuar aktivistët e BESëS për angazhimin në këto zgjedhje që i sollën fitoren partisë së Kasamit. “BESA sot fitoi në koalicion me tetovarët dhe tetovarët e meritojnë përkushtimin tim të pafund deri në fund të mandatit.
Kasami më tej ka shtuar se rezultatet tregojnë qartë se qytetarët duan ndryshim dhe ndryshimi fillon nga Tetova, prandaj edhe njëherë ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.
