Kasami mirëpret kryetarin e Qendrës Islamike Shqiptare në Oslo

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka informuar se ka mirë pritur kryetarin e Qendrës Islamike Shqiptare në Oslo të Norvegjisë, Fatmir Shabani së bashku me bashkëshorten e tij Ermize Shabani një donatore për qytetin e Tetovës, informon portali “tetova1”.

“Nder e kënaqësi të mirëpres sot, kryetarin e Qendrës Islamike Shqiptare në Oslo të Norvegjisë, Fatmir Shabani së bashku me bashkëshorten e tij Ermize Shabani një donatore për qytetin tonë.

Reklame

Më e veçanta e këtij takimi ishte vajza e tyre Jusra, edhe pse e lindur dhe e rritur në Oslo nuk e ka harruar gjuhën mëmë ndërsa së fundmi fitoi epitetin e Hafizes, e para në shtetin e Norvegjisë.

Komuna është e të gjithëve. Bashkërisht do t’a bëjmë Tetovën tonë të frymojë pozitivisht. Mirënjohës pa fund për Mërgatën tonë”, ka shkruar Kasami.