Kuvendi përsëri u përball me përplasje dhe dilema në kuadër të vazhdimit të seancave të mbetura. Deputetët e opozitës reaguan për vazhdimin e seancave plenare në të njëjtën kohë kur një pjesë e tyre ishin nëpër komisione, shkruan Alsat.
Kreu i Kuvendit Xhaferi tha se komisionet duhet të ishin kishin mbaruar punë më herët, sidomos për pika të cilat janë në procedurë madje prej një viti.
Brenda ditës është caktuar vazhdimi i gjashtë seancave plenare të filluara më herët por gjithashtu edhe disa komisione të cilat e kanë zvarritur punën prej muajsh. Pas përplasjeve dhe pushimit prej disa orësh, ligjvënësi vazhdoi punën.
“Komisionet i nënshtrohen dinamikës dhe kalendarit të plenumit dhe jo plenumi t’i nënshtrohet komisionit. Këtu është fatkeqësia jonë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
“Kjo është edhe një dëshmi se Kuvendi ka nevojë për kalendar të punës dhe sipas kalendarit të dihen me saktësi ditët kur ka seanca plenare dhe kur ka komisione”, u shpreh Syrija Rashidi, ASH.
“Kjo seanca ka filluar më 22 korrik 2021 dhe që atëherë ky komisioni i sotëm nuk ka mbajtur seancë. Mosni, ju lutem! Po, babagjyshi është fajtor”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit./ Alsat.mk









