Lulzim Basha, priti këtë të hënë 21 mars, për të konkretizuar hapin pas të premtuar ditë më parë, për ti dhënë fund krizës në PD.
Në mbledhjen me Kryesinë, ai komunikoi dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Lulzim Basha në deklaratën e tij për mediat, tha se pavarësisht se bëri përpjekje për të mbajtur partinë të bashkuar nuk pati sukses.
Ai tha se këtë e hap e mori për t’i dhënë mundësinë PD për t’u ringritur.
Basha: 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokrate dhe demokracinë, dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Vetëm një qeveri e përgjegjshme që ngrihet në nivelin e halleve të qytetarëve. Një qeveri e tillë u pengua nga masakra zgjedhore. Shpresa për tu ringritur ka marrë goditjen të një pas njëshme. Përpjekjeve tona për t’i ofruar shqiptarëve një opozitë të tillë, i është mbivendosur një luftë e brendshme.
Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente transparencës. Sot nuk duhet të ndalem se kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur partinë të bashkuar nuk kishte sukses. U krijua një frymë përçarje dhe partia po përjeton një krizë të thellë. I vetëdijshëm për peshën e vendimit më të vështirë politik kam vendosur që të ndërmarr një hap pas duke u dorëhequr duke i dhënë mundësinë PD-së për tu ringritur.








