Me 3 doza Pfizer jeni të mbrojtur nga Omicron?!

Medical syringe is seen with Pfizer company logo displayed on a screen in the background in this illustration photo taken in Poland on November 16, 2020. (Photo by Jakub Porzycki/NurPhoto via Getty Images)

Ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horoëitz ka njoftuar ditën e sotme se 3 doza të vaskinës Pfizer mundësojë mbrojtjen e plotë nga variantit të ri të COVID-19 “Omicron”.

“Situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye për panik. Ne prisnim një variant të ri dhe jemi gati. Në ditët në vijim do të kemi informacion më të saktë për efektivitetin e vaksinës, por indikacionet e para tregojnë se ata që kanë një dozë të tretë janë me shumë të mbrojtur nga ky variant”, shpjegoi ai cituar nga “Times of Israel”.

Ndërkohë, mes frikës dhe luftës për të parandaluar këtë varian i cili parashikohet i rrezikshëm, shumë shtete kanë nisur “garën” për të siguruar dozën e tretë të vaksinave kundër COVID-19.

Shumë qeveri i konsiderojnë vaskinat si një mjet për mbrojtjen e plotë nga Covid-19 teksa kanë gati gjithashtu edhe planin e emergjencës.

Qeveria britanike synon të sigurojë dozën e tretë të vaksinës Covid për të gjithë popullsinë e rritur deri në fund të janarit.

Ndërsa Gjermania po përgatitet të diskutojë në Parlament detyrimin e vaksinimit të përgjithshëm ndaj Covid dhe po shkon drejt një bllokimi për të pavaksinuarit. Edhe Bashkimi Europian është gati të përballet me variantin Omicron të koronavirusit./Gazeta Shqip