Avokati i Popullit, Naser Ziberi ka deklaruar se është hapur lëndë në lidhje me rastin e vd ekjes së Rexhail Qerimit.
“Një ekip prej tre këshilltarësh e kanë vizituar bu rgun e Idrizovës, janë kontrolluar hapësirat, respektivisht qelia ku e ka vuajtur dënimin personi në fjalë.
Është vizituar edhe vendi ku ka ndodhur keqësimi dramatik i gjendjes shëndetësore. Kemi kontrolluar kamerat e sigurisë në të gjithë bu rgun për ta përcjellë si është zhvilluar situata. Kemi biseduar me udhëheqësinë e burgut dhe me personelin mjekësorë.
Kemi kontaktuar MPB-në, hetuesinë dhe prokurorinë dhe të gjitha këto informacione i kemi sistematizuar”, ka thënë Ziberi.









