Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë sa ç’mund të jetë një smoothie me frutat e preferuara në mëngjes — bëhet fjalë për dhjetëra gjëra të shëndetshme që duhet të bësh gjatë gjithë ditës dhe për shumë ditë për të arritur rezultatet. Çdo orë është një mundësi për të bërë diçka që të afron te pesha ideale. Kështu që, duke filluar që sot, pasi të jesh zgjuar, hidhi një sy kësaj guide orë pas ore derisa të vijë ora e gjumit.
6 a.m. — Zgjohu dhe pi një gotë të madhe me ujë. Do të të ndihmojë të zgjohesh dhe të lëvizësh me lehtësi. Po ashtu, një gotë ujë në mëngjes të ndihmon për të eliminuar yndyrat në bark. Ha diçka të lehtë me karbohidrate si p.sh. një gjysmë banane — të ndihmon për të mbajtur në gjendje pune metabolizmin.
Tani jashtë për vrap! Ushtrimet e mëngjesit ndihmojnë shumë në rënien nga pesha nëse i aplikon intensivisht. Plus të ndihmojnë të djegësh kalori.
7 a.m. — Bëj pak stretching në dush. Ha një mëngjes të lehtë të pasur me proteina dhe fibra — të paktën 10 gram për secilën. Mos ki frikë nëse ngopesh me karbohidrate, sepse t’i shijosh në fillim të ditës, gjatë aktivitetit do t’i djegësh.









