Putin-Erdoganit: Lufta mbaron vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat tona plotësohen

Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se konflikti do të përfundojë vetëm nëse Ukraina dorëzohet dhe kërkesat e Rusisë plotësohen. Kështu thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini këtë të shtunë, ndërsa luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 11-të.

Deklarata e Presidentit rus është bërë gjatë një bisede mes tij dhe homologut turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Reklame

Putin informoi Erdoganin se operacioni po shkonte sipas planit dhe parashikimeve dhe shpresonte që negociatorët e Ukrainës të kishin një sjellje më konstruktive, duke marrë parasysh atë që po ndodh në terren, tha Kremlini.