Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet. Seanca e sotme e planifikuar për ak sidentin në Llaskarcë u shty sepse një nga avokatët ka pasur rast vd ekjeje.
Gjykimi i radhës është caktuar për më 28 shtator. Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive kur mbrojtja paraqet provat e saja.
Reklame
Rasti lidhur me ak sidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit LLaskarcë, në të cilin vd iqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, është në gjykatë tanimë dy vjet.
Gjashtë persona ak uzohen, përfshirë pronarin e “Durmo Tours”, Durmish Beljuli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Autobusi pësoi ak sident në shkurt të vitit 2019.
