Derbi shqiptar i xhiros së 22-të ndërmjet Renovës dhe Shkupit i luajtur në Tetovë nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola.
Të dyja skuadrat shqiptare morën nga një pikë, me Shkupin që vazhdon kryesimin në renditje, ndërsa Shkëndija nuk arrin të shfrytëzojë këtë mundësi, pasi u mund nga Rabotniçki në kryeqytet me shifra 2:1. Stankovski dhe Rusheviq shënuan për “romantikët”, ndërsa golin për kuqezinjtë e gjeti Shala.
Fitore të rëndësishme ka marrë Makedonija Gjorçe Petrovi e udhëhequr nga trajneri Muharem Bajrami, që triumfoi në transfertën me Strugën me rezultatin 3:1. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Akademia Pandevi triumfoi me rezultat të thellë 5:0 ndaj Borecit, ndërsa Bregallnica fitoi Pelisterin me shifra 2:1. /SHENJA/








