Kryesuesi i Këshillit të Bërvenicës, Bujamin Rushiti ka shpërndarë vendimet e fundit të këshillit komunal në Bërvenicë.
INFORMATË
Të nderuar banorë të Komunës së Bërvenicës, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit komunal të Komunës së Bërvenicës sapo nënshkrova Vendimin për:
📌 Ndihmë financiare të njëherëshme për familjet që kane fëmijë të posalindur në vlerë prej 2.000 den.
Ndihma finaciare e njëhershme jepet në bazë të një kërkese të paraqitur në arkivin e Komunës së Bërvenicës në bazë të dokumenteve përcjellëse.
Ky vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në ,,Fletoren zyrtare të Komunës së Bërvenicës” dhe do të zbatohet nga 1 janari i vitit 2022
.📌 Vendim për ndihmë financiare të njëhershme për blerjen e mjeteve shkollore për familjet me nxënës të klasës së parë në shkollat fillore në territorin e Komunës së Bërvenicës,në vlerë prej 500 den.
I falënderoj të gjitha që kontribuan në sjelljen e këtij vendimi, Këshillin komunal dhe Kryetarin e komunës.








