Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka depozituar padinë ndaj ish kryetares Teuta Arifi për shtegun e biçikletave është dorëzuar në Prokurori. Këtë e konfirmuan nga Zyra e komunës për marrëdhënie me publikun e dhe nga Prokuroria Themelore.
“Kemi autorizuar avokat për këtë punë, ai i ecën këto procedura. Lënda është në prokurori, avokati vazhdon të ndjek procedurat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet rasti dhe tani më kjo i takon prokurorisë”, thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.
Edhe pse e kërkuam padinë për të parë se çka saktësisht përmban ajo, të njëjtën nuk na e siguruan nga Komuna e Tetovës.
“Kallëzimi penal për të cilin jeni të interesuar është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë dhe i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili në procedurë para hetimore vepron dhe ndërmerr veprime për verifikimin e pretendimeve në kallëzim”, thanë nga Prokuroria.
Për këtë rast tentuam të kontaktojmë në telefon edhe ish kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin por ajo nuk u përgjigj në thirrjen tonë, i dërguam edhe mesazh por përgjigje nuk morëm.
Shtegu i biçikletave u hoq me 17 nëntor me arsyetimin se ka keqpëdroime në projekt, dhe se për të veçmë ekziston proces gjyqësor në të cilin ka padi kundër kryetares së kaluar Teuta Arifit për realizim të projektit në kundërshtim me ligjin.
Largimi i shtegut për biçikleta nxiti reagime të shumta në opinion se nuk ishte dashur të largohej, madje edhe disa nga këshilltarët komunal e vlerësuan si të ngutshëm këtë veprim të Kasamit./ News33.tv









