Advertisment
Siç duket Kombëtarja e Kosovës do ta ketë në dispozicion Vedat Muriqin, për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut.
Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ka treguar se Muriqi do të jetë 100% i gatshëm për këtë ndeshje, shkruan Sinjali Sportiv.
Reklame
Po ashtu, Sadiku ka treguar se Vedat Muriqi në ditët e ardhshme pritet të rikthehet në stërvitje te Lazio.
Muriqi për shkak të lëndimit kishte munguar në ndeshjen kundër Moldavisë dhe atë kundër Greqisë.
/Sinjali Sportiv/