Lajmin se do të shesë Chelsean e ka konfirmuar miliarderi rus, Roman Abramovich në mes të luftës Rusi-Ukrainë. Paratë janë të destinuara për viktimat e luftës Rusi-Ukrainë.
Abramovich theksoi se nuk ka ndërmend të kërkojë kthimin e parave që i ka borxh Chelsea, pra një shumë që arrin në 1.5 miliardë. Ai gjithashtu theksoi se fitimet nga shitja e klubit londinez do të shkojnë për viktimat e luftë në Ukrainë. Duhet theksuar se Abramovich ka vendosur që ta shesë Chelsean për 3 miliardë paund.
Deklarata e plotë e Roman Abramovich është si më poshtë:
“Siç e kam thënë në të kaluarën, gjithmonë kam vendosur në bazë të së mirës së ekipit. Në situatën aktuale kam marrë vendimin për të shitur Chelsean, pasi besoj se kjo do të jetë më e mira për klubin, botën, punonjësit, por edhe sponsorët dhe partnerët.
Shitja nuk do të bëhet me procedura të nxituara, do të ndiqet procedura e përcaktuar. Unë nuk do të kërkoj shlyerjen e kredive të mia ndaj Shoqatës. Nuk ishte kurrë një çështje biznesi apo parash për mua, por një çështje e pasionit të pastër për lojën dhe Chelsean.
Gjithashtu, kam porositur bashkëpunëtorët e mi të krijojnë një shoqatë bamirësie, së cilës do t’i dhuroj të gjitha fitimet nga shitja. Organizata do të jetë në favor të të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë.
Kjo përfshin ndarjen e burimeve të konsiderueshme për nevojën urgjente dhe të menjëhershme të viktimave, si dhe mbështetjen e rehabilitimit afatgjatë të tyre”.
Miliarderi rus, i cili ka në pronësi Chelsea që nga viti 2003, tha se do t’i dhuronte të gjitha të ardhurat neto nga shitja për një bamirësi “për të mirën e të gjitha viktimave të luftës në Ukrainë”.
Megjithatë, është ende e paqartë nëse fjala viktima u referohet rusëve apo ukrainasve.







