Aksident në Çair! Në vizëbardha vetura godet një vajzë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një vajzë është goditur nga një veturë teksa ka qenë duke kaluar vizëbardhat në rrugën Jahja Pashë të Çairit, transmeton TV21.

Nga goditja e rëndë që ka marrë, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë është dërguar në spital.

Reklame

Nuk dihet se në çfarë gjendje është për momentin, por TV21 po pret informacione më të detajuara nga Ministria e Punëve të Brendshme./TV21