Derisa po ndodhte një dasmë me defilimin e zakonshëm të veturave që shkonin për të marrë nusen, mu vetura e nuses është bërë pjesë e një aksidenti të trafikut.
Ky aksident ka ndodhur në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës.
Ky aksident ka krijuar kolona të gjata, duke qenë se edhe vargu i veturave tjera nga dasma ishte i madh.
Besohet që vetura në fjalë është e tipit BMW X6.
Policia – e rajonit të Pejës – ka konfirmuar lajmin për Telegrafin duke thënë që ka pasur vetëm “dëme materiale” nga ky aksident duke lënë të nënkuptohet se nusja në fjalë është shëndosh e mirë. /Periskopi

