Kallëzim penal kundër ish kreut të KSHZ Maqedoni

Është ngritur padi penale për Ish kryetarin e KSHZ-së Oliver Derkovski për furnizimin e softuerit për zgjedhjet në 2019. Policia financiare e ka dorëzuar padinë penale deri te Prokuroria publike themelore ndërsa padi penale është dorëzuar edhe për dy anëtarë të Komisionit për furnizime publike.

Në të, thuhet se Derkovski si kryetar i KSHZ-së ka bërë furnizime pa publikuar shpallje dhe pa zbatuar procedurë për furnizim publik për furnizim me energji elektrike për mirëmbajtjen e higjienës ndërsa ishte lidhur marrëveshje në vlerë prej mbi 2 milionë dhe 800 mijë denarë.

Reklame

Ish kryetari i KSHZ-së ka bërë furnizime edhe për paravanë shtesë për procesin e votimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale me vlerë prej mbi 770 mijë denarë po ashtu pa publikuar shpallje për furnizim publik dhe pa caktuar nëse njësitë zgjedhore të komunave kanë nevojë prej tyre. Me blerjen e softuerëve Derkovski në atë kohë pohonte se rezultatet do të merren në afat rekord megjithatë në ditën e zgjedhjeve sistemi ra.