Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, të hënën në Kuvendin e Maqedonisë do të dorëzojë iniciativën e partisë së tij, të lajmëruar ditë më parë, për shfuqizimin e qeverisë teknike dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme, raporton TV24, transmeton Portalb.mk.
Qeveria e Përzhinës të shfuqizohet, kurse Maqedonia të shkojë në zgjedhje me modelin e para kësaj marveshjeje, gjegjësisht, zgjedhjet t’i organizojë pushteti aktual politik. Ky është thelbi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat nesër do t’i dorëzojë VMRO-DPMNE-ja.
Partia e tij njoftoi shfuqizimin e 9 pikave të marrëveshjes, me të cilat dhe bëjnë me dije se tërhiqen nga postet ministrore dhe ato shtesë ministrore 100 ditë para zgjedhjeve që u takojnë sipas Marrëveshjes së Përzhinës, duke kërkuar kështu zgjedhje të parakohshme.









