Një stuhi e vërtetë kundër Cristiano Ronaldo-s, pas gjestit të shëmtuar që ka bërë në fund të ndeshjes së të shtunës mes Everton-it dhe Manchester United.
Portugezi ka reaguar duke hedhur në tokë celularin e një tifozi të ri që po bënte një video gjatë kthimit të lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Shtyp-i anglez, mëngjesin e së diels, është kthyer mbi atë që ka ndodhur, duke zbuluar se policia e Merseyside ka hapur një hetim ndaj CR7, i cili ka kërkuar falje në rrjetet sociale dhe ka ftuar të riun për të ndjekur një ndeshje në Old Trafford.
Një ftesë që është refuzuar nga mamaja e 14-vjeçarit, e cila ka rrëfyer për Liverpool Echo atë që ka ndodhur: “Lojtarët e Manchester United po ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Ishim në Park End, piëkrisht afër tunelit dhe djali im po bënte një video”, ka thënë gruaja.
“Në një moment e ka ulur telefonin sepse Ronaldo ka ulur çorapin dhe këmba e tij ishte e gjakosur. Ai e ka ulur telefonin për të barë çfarë kishte ndodhur. Ronaldo ishte shumë i zemëruar dhe e ka përplasur në tokë telefonin. Më pas ka vazhduar të ecë.
“Është akoma shenja në dorën e djalit. Jake ishte i tronditur. Është autik, kështu që nuk e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë deri kur është kthyer në shtëpi. Është shumë i tronditur, nuk do ta çoj më të shikojë një ndeshje.
“Kjo ishte hera e tij e parë në një stadium, ka qenë një ditë fantastike deri në sekondat e fundit, kur Ronaldo ka prishur gjithçka”, ka përfunduar gruaja.










