Prokurori bën këqyrjen e vendit ku humbi jetë Rexhail Qerimi!

Rexhail Qerimi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.
I dënuari padrejtësisht me bu rgim të përjetshëm në “Rastin Alfa” pas 14 vitesh bu rg humbi jetën në qelinë famëkeqe ku priste çdo ditë të fitojë betejën për drejtësi dhe rikthimin e rastit në rigjykim!

Të dënuarit që kanë qenë afër momentet e tij të fundit tregojnë rrethanat në të cilat humbi jetën Rexhail Qerimi: “Na tha do të hy të bej një dush, dhe sapo hyri në WC u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur u rrëzua një masë shumë e rëndë.

Reklame

Ne menduam ç’farë ndodhi, hapëm derën e WC-së e gjetëm Rexhailin të shtrirë për toke, me kokë kishte goditur lavamanin e kishte ndarë në dysh, nga koka dhe dora i pikonte gjak. U mobilizuam të gjithë duke i bërë masazh për t’a rikthyer në jetë, ai i hapi sytë nuk foli asnjë fjalë dhe përsëri humbi ndjenjat në duart tona” shpjegon një nga tê dënuarit që ishte në vend ngjarje…

“E tmerrshmja qëndron…” vazhdon i dënuari “se këtu në b urg natën nuk ka mjek kujdestar edhe ajo që është ditën ndjehet e lodhur nga puna, kurrë s’i merr seriozisht shqetësimet tona. Unë bashkë me të dënuarit tjerë, me batanije e bartëm deri poshtë ku njoftuam gardianët dhe direkt me veturën që bartin të bu rgosurit e nisëm për tek Ndihma e Shpejtë, nuk e pritëm që të vije Urgjenca sepse nga përvojat e kaluara ka arritu pas një ore” tregon mes lotësh i dënuari!

Më tej shpjegojnë nga bu rgu se mjeket e Ndihmës së Shpejtë vetëm se kanë konstatuar vd ekjen dhe trupit të të ndjerit do t’i bëjet obduksion për të parë rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti!

Prokurori dhe inspektorët e policisë kanë vërshuar qelitë dhe kanë marrë në pyetje të burgosurit…

Por… sot më gjithçka është e kotë, ky shtet vr au Rexhailin çdo ditë nga pak e në fund e varrosi duke mos e shijuar lirinë!