Dita e nëntë e luftës u hap me sulmin rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë i dyti më i madhi në Evropë, i cili siguron 25 për qind të energjisë elektrike të Ukrainës. Frika dhe paniku zgjati për orë të tëra për shkak të një zjarri masiv që më pas u shua. Nivelet e rrezatimit mbetën normale dhe objektet e rëndësishme nuk u cenuan. Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet nga të gjitha frontet dhe situata duket gjithnjë e më e rëndë në të gjitha qytetet në Ukrainë.
Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë nëse presidenti Vladimir Putin nuk e ndal luftën në Ukrainë, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen








