Sali për rastin e hendbollistit: Institucionet vepruan në mënyrë profesionale

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali është sonte në ClickPlus në TV21.

Duke folur për rastin e vdekjes së hendbollistit kroat të klubit “Butel”, Denis Tot, Sali tha se institucionet shëndetësore kanë vepruar në mënyrë profesionale në trajtimin e tij.

Reklame

“E kam marrë raportin e IShSSh që tregon procedura juridike-normative se si është ndjekur gjithë procedura. Në pjesën e mjekësisë ligjore ende e presim raportin që të na arrijë që të shohim se a përputhen”, tha Sali.