Sot në Maqedoni u regjistruan temperatura deri në -20 grad celsius

Në Hanet e Mavrovës dhe Berovë këtëmëngjesë janë matur -20 gradë, në Kodër të Diellit -18, në Manastir dhe Kriva Pallank -16, Krushevë -15, Tetovë dhe Prilep -13.
Në Ohër, Shtip dhe Vinicë janë regjistruar -12 gradë, në Dibër dhe Demir Kai -11, Strumicë dhe Kumanovë -19, në Shkup -9, Dojran -6 dhe Gjevgjeli -4 gradë.

Shtresa më e lartë e borës është në Mavrovë 39 centimetra, në Kodër të Diellit 31 dhe në Krushevë 15 centimetra.

Reklame

Koha sot do të jetë me diell dhe e ftohtë me vranësira lokale. Do të fryejë erë, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të ketë erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të arrij nga -3 deri në 6 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë, moti do të jetë me vr anësira dhe i ftohët. Temperatura maksimale do tëarrij deri në 1 gradë Celsius.