Ulet numri i rasteve të reja me covid në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik (ISHP) ka publikuar raportin javor sa i përket gjendjes me coronavirusin në vend. Sipas raportit për periudhën 21 shkurt – 27 shkurt, janë regjistruar 3.702 raste të reja, që është për 39.5% më pak në krahasim me javën paraprake.

Përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 13.1% deri 24.2%, pra mesatarisht 18.6 për qind.

Reklame

Numri më i lartë i rasteve pozitive ka qenë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë ka qenë në Kavadar.

Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të të infektuarve në të gjitha grupmoshat, ndërsa rënie më e madhe prej 43,6% në grupmoshën 10-19 vjeç dhe 43,5% në moshat 50-59 vjeç.

Sipas algoritmit të ri të shërimit, statusin e “të shëruarit” e kanë fituar gjatë javës së kaluar 6094 persona.